75 Mall Live Search
22:02 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Për t’u dukur më e shëndoshë, Eranda Libohova thotë që vishte shtatë palë gete

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun, këngët e të cilës kanë mbetur hite, Eranda Libohova.

Gjatë emisionit, Eranda zbuloi një kuriozitet që nuk e kishte treguar më parë.

Eranda tregoi se në kohën kur konkurroi në Festivalin e Vitit 1996 me këngën “Kthehu për vehte, për mua”, kishte veshur 7 palë geta.

Këngëtarja u shpreh se asokohe ishin në modë vajzat e kolme dhe kjo ishte arsyeja pse ajo kishte veshur 7 palë geta.

“Në atë kohë ishin në modë vajzat e kolme, ndaj për të mu dukur këmbët pak më të trasha unë kam veshur 6 a 7 palë geta”, u shpreh Eranda.