Për t’u marrë shembull, 80 mijë ukrainas kthehen në vend, shumica për të luftuar kundër Rusisë

80 mijë qytetarë të Ukrainës janë kthyer nga jashtë prej kur ka nisur Rusia pushtimin.
Kështu ka njoftuar Ministria e Brendshme e Ukrainës, transmeton IndeksOnline.
Ministria ka cituar Shërbimin shtetëror të Rojës Kufitare, ku sipas saj pjesa më e madhe e atyre qytetarëve ishin burra që u bashkuan me radhët e Forcave të Armatosura dhe formacione të tjera ushtarake.
“Qytetarët ukrainas që punojnë ose qëndrojnë jashtë vendit përkohësisht janë kthyer në atdhe për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Përpjekje për negociata në mes Rusisë dhe Ukrainës kanë nisur, por sulmet ruse kanë vazhduar përkundër atyre./IndeksOnline/