23:01 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Për t’u marrë shembull: Gastronomët në Gjakovë u shërbejnë shujta e pije mjekëve kujdestarë

Gatronomët në Gjakovë nga sonte do të shërbejnë shujta dhe pije për mjekët kujdestarë dhe repartet e ndryshme në këtë komunë të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë përballë rrezikut të shtuar në Spitalin e Përgjithshëm.

Në një njoftim ata kanë thënë se me ratocion me lokalet e tjera do të kujdesen për heronjët me mantilëbardhë.

Postimi:

Çdo natë do të përkujdesemi për mjekët kujdestarë dhe repartet e ndryshme në Gjakovë, të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë përballë rrezikut të shtuar Spitali i Përgjithshëm Gjakovë

Edhe pse si gastronomë jemi shumë të dëmtuar nga masat dhe rregulloret e reja, ne e kuptojmë rrezikun që na kanoset dhe me mundësitë tona me rotacion do të përkujdsemi për heronjtë tanë ??

Shujta për sonte u mundësua nga specialitetet e Shtëpia e peshkut Oktapod dhe pije nga N’pyll ??

Ju lutem të keni kujdes në zbatimin e rekomandimeve dhe bashkë të adaptohemi në normalitetin e ri ku në çdo lëvizje/dalje apo aktivitet të kemi parasysh që:

✅ BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

✅ RESPEKTIMI I DISTANCËS SOCIALE!

✅ RESPEKTIMI I HIGJIENËS PERSONALE!