14:30 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / AR

Për t’u pasur zili/ Njihuni me vajzat e showbizi-it shqiptar që miqësia e tyre rezistoi ndër vite

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, përveçse kolege dhe moderatore mjaft të zonjat ndajnë një miqësi shumë të sinqertë prej vitesh.

Mikeshat kanë ndërtuar vit pas viti një shoqëri për tu pasur zili.

Dy moderatoret kalojnë shpesh kohë me njëra-tjetrën dhe publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat nuk mungojnë as notat e humorit.

Dy vajzat shumë të dashura për publikun nuk ngurrojnë t;i shprehin dashurinë njëra-tjetrës edhe në daljet e tyre publike, përmendim këtu daljen e fundit të Arbana Osmanit ku e cilësoi miken e saj si një ndër njerëzit më të çmuar në jetën e saj.

Elvana Gjata dhe Jonida Vokshi që në vegjëli kanë krijuar një miqësi së bashku, që i rezistoi gjatë kohës.

Kujtojmë kohën kur Elvana Gjata publikonte foto me Jonida Vokshin dhe e cilësonte si sozinë e saj fizike dhe shpirtërore.

Moderatorja Bora Zemani dhe këngëtaren Semi Jaupaj gjithashtu ruajnë raporte të mira shoqërore prej disa vitesh.

Shoqëria e tyre mori një jehonë të madhe vitin e kaluar brenda mureve të shtëpisë së ‘Big Brother Albania’.

Mikeshat shpenzojnë shumë kohë me njëra-tjetrën, pasi Semi është e afërt me Borën por edhe me partnerin e saj Donal Veshaj.

Olta Gixhari dhe Armina Mevlanit janë ndër figurat publike që ruajnë shoqërinë e tyre prej vitesh.

Olta gjatë eksperiencës në “Big Brother” e ka përmendur shpesh Arminën si një ndër shoqet e saj më të ngushta me të cilën ruan raporte dhe gjithashtu kanë ndihmuar njëra- tjetrën në kohë të vështira.

Dy mikeshat kalojnë shumë kohë së bashku, ku shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre momente nga përditshmëria e tyre.

Një tjetër detaj i zbuluar nga Olta ishte se Armina ka ndihmuar edhe në vendosjen e emrit të djalit kur u bë nënë.

Dalja e fundit publike e Oltës dhe Arminës ishte kur kjo e fundit organizoi dasmën e saj me partneri Shkëlzen Berisha.

Adrola Dushi dhe Kristina Bakiu ruajnë një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën prej vitesh. Dy modelet e njohura kalojnë shumë kohë bashkë, ndërsa nuk ngurojë të ndajnë momente edhe në rrjete sociale.

Po të shikoni në profilin e vajzave në Instagram, do të gjeni shumë foto të tyre ku duhet thënë që kanë ngjashmëri me njëra- tjetrën.