Për t’u vlerësuar/ Një burrë dhe një fëmijë pastrojnë hapësirën para banesave në lagjen Ulpiana

Prishtina ka një javë që është në karantinë, si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.
Derisa e gjithë Kosova po vazhdon të përballet me këtë virus, dikush ka zgjedhur që ditët e karnatinës t’i shfrytëzojë për të mirë.
Një burrë dhe një fëmijë kanë shfrytëzuar motin e mirë sot për të pastruar një pjesë të lagjes Ulpiana në Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Ky gjest është për t’u vlerësuar, në këto ditë ku të gjithë njerëzit shumicën e kohës janë të mbyllur dhe duhet pasur kujdes me higjienën./Indeksonline/