22:00 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

“Për ty”, krijim fantastik nga Buraku& Grupi Fama (Video)

Buraku & Grupi Fama së fundi kanë publikuar këngën e tyre më të re.

“Për ty” titullohet kënga, e cila është realizuar edhe me videoklip, transmeton Indeksonline.

Kënga është realizuar në mënyrë fantastike si edhe shumë këngë të tjera të kënduara nga Buraku dhe të realizuara bashkë me grupin. E veçanta e këtij videoklipi është edhe bukuroshja, Arta, e cila njihet nga seriali ‘O sa mirë’ e cila këtij videoklipi i ka dhënë edhe më shumë hijeshi.

Duhet përkujtuar që Buraku dhe Grupi Fama përgjatë vitit të kaluar patën një mori suksesesh madje duke qenë aktiv në mbrëmje të shumta./Indeksonline/