18:00 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Për vajzat; Pse shtiremi sikur kalojmë në orgazëm dhe pse nuk duhet ta bëjmë

Çfarë do të thotë të shtiresh sikur kalon në orgazëm

Është tmerri i çdo burri, makthi më i keq i predatorëve, simulimi i orgazmës është një nga klishetë e privilegjeve femërore. Gjithsesi a jeni të sigurta që nuk do të shndërrohet në  thikë me dy presa?

Si mund të simulosh orgazmën

Gruaja mund të bëjë sikur po kalon në orgazëm thjesht duke aktruar dhe duke bërtitur, në ndryshim nga burri, i cili duhet ta “provojë biologjikisht”  udhëtimin prej tre sekondash në kopshtet e Eden-it.

Arsyet pse gratë shtiren sikur kalojnë në orgazëm

1-.Sepse seksi nuk po e kënaq aspak dhe duke u shtirur sikur po kalon në orgazëm mund të ndalojë tentativat e dështuara të partnerit për ta përfunduar sa  më shpejt raportin intim.

2-Sepse nuk dëshiron që partneri i saj të ndjehet keq. Një burrë që është në një marrëdhënie serioze mund të ndjehet keq nëse nuk arrin që ta kënaqë partneren e tij në seks.

Gjithsesi në raste të tilla është e mira që të mos shtiremi dhe të flasim me partnerin. Për sa kohë që ka dialog në një marrëdhënie çdo gjë mund të zgjidhet.

Pse nuk duhet simuluar orgazma

1-Nëse je në  një marrëdhënie serioze, sinqeriteti mes jush është thelbësor, mbi të gjitha kur vjen puna tek çështjet me natyrë seksuale. Pra është më mirë që të përdorësh aftësitë e tua komunikative për t’i komunikuar partnerit që nuk arrin të kalosh në orgazëm, se sa për ta bindur që kalon shumë të tilla, pa kaluar asnjë.

2- Pakënaqësia seksuale mund të shkatërrojë edhe pjesën tjetër të marrëdhënies suaj, kështu që mundohu ta zgjidhësh problemin sa më shpejt që të jetë e mundur.

3-Të shtiresh, do të thotë të mos e provosh kurrë orgazmën e vërtetë. Në fakt ja vlen që të përpiqesh, së bashku me partnerin, ose vetëm.

4- Nëse nuk arrin që të ndjesh orgazmën kjo mund të jetë shenjë e një bllokimi fizik dhe emocional. Boll u shtire, mendo për veten dhe mundohu që të gjesh një zgjidhje.