14:01 / E Martë, 23 Prill 2024 / AR

Për vajzat që kanë probleme me flokët kaçurrela, inspirohuni nga kjo video e Beyonce-s

Edhe pse shumë persona janë të bindur se Beyoncé zakonisht mban paruke, ky thashethem tani është hedhur poshtë nga vetë ‘Queen B’. Këngëtarja tregon në një video sesi i ka kujdesur deri në detaj flokët e saj të gjatë dhe kaçurrela.

Në shkurt, Beyoncé publikoi linjën e saj të kujdesit të flokëve Cécred. Që atëherë, fansat kanë ndarë video që demonstrojnë se si të lajnë flokët me produktet duke përdorur hashtag #cecredwashday, transmeton Indeksonline.

Kjo nuk i humbi superyllit. Në fakt, ajo kontribuon me videon e saj në të cilën kujdeset për flokët. Natyrisht, ajo shfrytëzon rastin për të promovuar markën e saj.

Beyoncé thotë se preferon t’i thajë flokët me tharëse. Në këtë mënyrë ajo qëndron larg nxehtësisë ekstreme dhe dëmtimit të mundshëm të flokëve. Reagimet për videon e saj janë pozitive./Indeksonline/