13:31 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Për Zekën është e turpshme që Kuvendi t’i përzihet drejtësisë

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka deklaruar sot se sipas tij është e turpshme që Kuvendi po diskuton për ministrin Rikallo.

Sipas Zekës, Kuvendi nuk duhet t’i përzihet sistemit të drejtësisë.

“Kur është arrestuar Ramushi, shumica e deputëve janë gëzu dhe kanë thënë të mos përzihemi nqë qështjet e Hagës”, tha ai.

“Nëse është fajtor, ky duhet ta marr dënimin e merituar”, tha Zeka për ministrin Rikallo.

Zeka shfrytëzoi foltoren e Kuvendit të akuzojë gazetarët dhe portalet informative.

Ai tha se portalet kanë hy brenda Kuivendit.

Sipas Zekës duhen të hartohen ligje disiplonore për mediat./AktivPress