Përafrohen qëndrimet LDK- VV, pasdite mund të këtë zhvillime konkrete
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë takimet rreth një marrëveshjeje të mundshme parazgjedhore.
Ndonëse zyrtarisht ende nuk është arritur marrëveshja, Lutfi Haziri, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së ka paralajmëruar bashkimin me VV-në para zgjedhjeve.
Ndërsa burimet e Indeksonline-it brenda LDK-së kanë thënë se ka një përafrim qëndrimesh dhe sot pasdite mund të këtë zhvillime të rëndësishme.
“Jemi në rrugë të mbarë për të arritur marrëveshjen rreth koalicionit parazgjedhor. Sot pas orës 15:00 mund të këtë diçka konkrete në këtë drejtim”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK-së.
Rikujtojmë se në mëngjes janë takuar kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i VV-së, Albin Kurti, mirëpo takimi i tyre nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta./Indeksonline/