13:43 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Përballë me depresionin, ja çfarë duhet të bëni

Zgjohuni në mëngjes, më të fortë se kurrë. Përballuni me frikat tuaja. Mos lejoni depresionin t’ju thithë gjithë energjinë kur ju mund ta shndërroni atë në pozitivitet.

Përderisa për ti dalë ballë depresionit konsiderohet si detyrë e vështirë, pa dyshim që nuk është e pamundur, edhe nëse jeni në fazë kritike. Gjendja juaj kërkon përkushtim dhe aksion, por të ndërrmarrësh aksion mund t’ju duket pak e vështirë.

Me siguri që ndihesh sikur energjia juaj është shuar, por ajo ju pret ju ta aktivizoni e ta ngarkoni me punë të lehta.

Filloni me hapa të lehte, si një shëtitje të shkurtër rreth bllokut, apo ngrit telefonin dhe telefononi dikë të dashur për ju. Çelësi është të fillojmë nga poshtë, e të vazhdojmë të ngritemi dalë ngadalë. Nëse filloni ti ktheni mendimet e juaja në pozitivitet çdo ditë hap pas hapi, do të vereni se së shpejti jeta juaj ka filluar të ndryshojë.

Shikoni dashurinë përreth jush, filloni duke u takuar me njerëz që janë dëgjues të mirë. Të gjithë kanë nevojë për ti treguar dikujt ndjenjat apo mendimet e tyre qoftë ai person i dashur, mik apo psikolog. Secili mund të ketë këshilla të mira për ju, madje do të habiteni se sa shumë do të ju kuptojnë ata njerëz që me të vërtetë ju duan, edhe nese nuk ju kuptojnë do të mundohen me gjithë forcat.

Gjithmonë provo gjëra që të interesojnë, ose ke shprehur interesim më herët për to. Vizitoni kinemanë e shikoni një film për të qeshur, planifikoni një udhëtim të afërt, filloni artin, muziken apo ckado që ju ka pëlqyer gjithmonë.

Sidoqoftë, gjithmonë synoni të bëni 8 orë gjumë, gjumi është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në keqësimin e depresionit. Provoni të flini më herët e të filloni ditën më herët.

Mundohuni të shpenzoni sa më shumë kohë në natyrë. Rrezet e diellit është vërtetuar që ndihmojnë në ngritjën e humorit tuaj.

Përmirësoni menynë ushqimore, largoni sa më shumë sheqerin e rafinuar dhe ushqimet e shpejta.

Nëse keni provuar për një kohë të gjatë të ndihmoni vetën tuaj por asgjë nuk ka funksionuar, atëherë konsiderojeni të takoheni më një profesionist por asnjëherë mos harroni që depresioni shërohet dhe do të largohet.