18:08 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Përballë Policisë në Istog, shkelet ligji

Pak ditë para festës së 1 majit që ka simbolikë djegien e gomave, në Istog ka ndodhur sot një situatë e tillë. Pak metra larg Policisë në Istog, është parë se si persona të pandërgjegjshëm kanë djegur goma.

Kundërmimi i rëndë dhe tymi i zi vëreheshin nga larg, por që sipas qytetarëve nuk është ndërmarrë asnjë masë për të parandaluar një situatë të tillë.

Një veprim i tillë është i ndaluar edhe me ligj në Republikën e Kosovës./Indeksonline/