Përballën Vuçiq dhe Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Të dy po qëndrojnë në Moldavi, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian.
Zelensky dhe Vuçiq u takuan në oborrin e objektit nikoqir të organizimit, dhe biseduan për disa sekonda.
Tensioni mes tyre u vu re, sidomos pasi Serbia njihet si një shtet pro-rus dhe akoma nuk ka sanksionuar Rusinë për luftën në Ukrainë.