08:24 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përballja me Arsenalin, milanistët plot shpresë

Abate e sheh si diçka pozitive shortin e Europa League, ku Milani do të ketë punë me Arsenalin.

Udhëtimi i Milanit në UEFA Europa League duhet të kapërcejë pengesën Arsenal, që premton të jetë një sfidë shumë e bukur me aromë Championsi, ashtu siç e komenton këtë përballje edhe menaxheri i klubit të kuqezinjve, Christian Abbiati.

“Në San Siro e më pas në Emirates Stadium, do të jemi dëshmitarë të dy ndeshjeve plot sharm .

Përballja me ta në këtë moment është diçka pozitive për ne. Ky grup mund t’ia dalë të bëjë gjëra të mira”, ka deklaruar Abate.

Temat: