Përballja Murati-Bajrami, ministri e quan redaktore, deputetja e fton në studio për përballje sy me sy

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reagur deputetës së LDK-së Hykmete Bajrami, ku kjo e fundit përmes një postimi në facebook ka deklaruar se populli i Kosovës është zhytur në borxhe për shkak të rritjes së çmimeve, dhe mungesës së vendosjes së masave nga Qeveria Kurti për këtë.
Murati, e ka quajtur deputeten Bajrami redakore të portaleve, duke ju bërë thirrje deputetëve të LDK-së ti tregojnë ku ka gabu me këtë grafikon.
“A ka mbetë najkush në LDK që merr vesh në ekonomi e financa me i tregu redaktores së portaleve se ku ka gabu me këtë grafikon, apo të gjithë ekonomistët e LDK-së janë kaq të kufizuar në njohuritë e tyre për temën?”, ka shkruar Murati.
Pas deklaratës së Ministrit Murati, nuk ka vonuar kunderpërgjigjja e Bajramit, ku kjo e fundit e fton në studio për përballje sy me sy.
“Hekuran, eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat. Këto të dhëna janë janë të BQK-së, janë qarkullim që qytetarët i bëjnë me overdraft. Shihe ku i ke shifrat për muajin dhjetor prej 2018 deri në 2023.E dita që ke me reagu, në emër të lirisë së fjalës. Të pres në studio!”, ka shkruar Bajrami.