75 Mall Live Search
20:53 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përballja vëllazërore, Shqipëria e mposht Kosovën

Shqipëria U21 ka mposhtur Kosovën U21 me rezultat 2-1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë ishte e barabartë dhe nuk u shënua asnjë gol duke u vërejtur shumë ndërhyrje të ashpra, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e dytë “Dardanët” e nisën shumë mirë, me një rast të shpërdoruar nga Valdrin Mustafa që do të sillte një rrjedhë ndryshe të lojës.

Rastin e shfrytëzoi shumë mirë Shqipëria duke shënuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht Tafa kaloi kuqezinjtë në epërsi në minutën e 76-të.

Rezultatin e dyfishoi Mucollli në minutën e 81-të të ndeshjes.

Golin e vetëm për Kosovën e realizoi Baftiu në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Kosova aktualisht është në vendin e tretë me 6 pikë, 3 pikë më pak se Anglia dhe Austria derisa Shqipëria është në vendin e katërt me 5 pikë. /IndeksOnline/