75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 15 Janar 2024 / L K

Përballje historike, për herë të parë Kosova dhe Shqipëria ishin rival në ragbi, ja kush fitoi

Kukësi ishte qyteti që bëri bashkë për një garë miqësore në ragbi dy përfaqësueset, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, që u ndeshën në kuadër të “Kupës së Skenderbeut”.

Një ndeshje shumë e bukur ku fitues dolën Kosova.

Kjo ngjarje miqësore sportive forcon bashkëpunimin mes dy vendeve dhe promovon ragbin edhe më tej, në Kosovë dhe në Shqipëri.

Ndeshjen e ndoqën nga afër, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në Shqipëri, Bora Muzhaqi, zëvendësministrja e Sportit në Kosovë, Daulina Osmani si dhe drejtuesit e pushtetit lokal në Kukës.