Përballje interesante na presin sot në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje mjaftë interesante në kuadër të xhiros së dytë.
Sot, Ferizaj udhëton për t’u përballur me Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan IndeksOnline.
Pas triumfit ndaj Feronikelit 74, Ferizaj do të kërkojë rezultat pozitiv edhe ndaj Malishevës.
Kjo është ndeshja e parë e Malishevës këtë sezon, pasi që në xhiron e parë ndeshja me Dritën u shty për shkak të angazhimit të gjilanasve në garat evropiane.
Ndërsa Feronikeli 74 do të jetë nikoqire e Llapit, ku këta të fundit barazuan javën e kaluar kundër Gjilanit.
Të dyja këto takime nisin nga ora 17:00. /IndeksOnline/