12:31 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Përçahen prodhuesit e duhanit në vend

Pas 65 vjetësh, Lidhja e Shoqatave të Prodhuesve të Duhanit – Shkup nuk është shoqata më e madhe e prodhuesve të duhanit e autorizuar për t’i përfaqësuar ata në pikat e blerjes. Në vend të tyre, me këtë autorizim do të menaxhojë Lidhja e Shoqatave Bujqësore nga Prilepi. Shoqata më e vjetër e prodhuesve të duhanit akuzon ish-kryetarin e Lidhjes…  së bashku me ministrin e Bujqësisë, Trajan Dimkovski, për formimin e Lidhjes së re…, megjithëse nuk i plotësojnë kushtet, e kanë fituar atë autorizim.

Ish- kryetari Kiro Nedelkovski kundër tij është ngritur padi dhe është zëvendësuar sikryetar. Tani ai është i lidhur drejtpërdrejt me ministrin, duke vepruar ministri në anën e tij dhe formojnë një lidhje të re, Lidhjen e Bujqve. Neve këto të drejta na i ka marrë ministria sepse thonë se ne nuk po i plotësojmë kushtet, ndërsa ne i plotësojmë”, tha Xhevat Salih, anëtar i Lidhjes së Shoqatave të Prodhuesve të Duhanit.

Nga ana tjetër, Lidhja që nga shtatori i vitit të kaluar e cila është Shoqata më e lartë e prodhuesve të duhanit për Alsat mohoi çdo lidhje me ministrin, duke thënë se gjithçka është në përputhje me ligjin.

Ligji ishte 60 ditë para fillimit të blerjes, ne më 13 shtator dorëzuam dokumentacionin, e regjistruam Asociacionin me gjashtë shoqatat e duhanit, ishim mbi 30% të anëtarësisë së prodhuesve të regjistruar të duhanit dhe na u dha e drejta këtë vit të jemi asociacioni më i lartë”-pohoi Mende Stomnaroski kryetar i Lidhjes së Bujqve.

Nga ministria sqaruan që asnjë nga kushtet e vendosura nuk është plotësuar nga shoqata e vjetër dhe për këtë, autorizimi i është dhënë atij që i plotëson kushtet.

Shoqata e vjetër e Prodhuesve të Duhanit nuk i plotësonte kushtet që të marrin autorizim nga Ministria e bujqësisë. Nuk kishin minimum 30% nga numri i përgjithshëm i prodhuesve të duhanit, kërkesën nuk e kishin dërguar në afatin e paraparë gjegjësisht e kanë dërguar pas afatit dhe nuk dorëzuan dëshmi që Lidhja e tyre është regjistruar nga minimum dy shoqata”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Asociacioni më i lartë i prodhuesve të duhanit është autorizim i garantuar sipas Ligjit për duhan. Në çdo blerje vjetore të duhanit nga ky asociacion ka përfaqësues që ndjekin nëse blerja kryhet sipas kontratës. Lidhja për aktivitetet e saj merr përqindje nga duhani i shitur.