22:26 / E Martë, 14 Shtator 2021 / AR

Përçahen talebanët, sherr i madh në Pallatin Presidencial

Talebanët fituan luftën por po përcahen si pasojë e pushtetit që kanë në duar.

Sipas BBC, një përplasje e fortë ka shpërthyer mes udhëheqësve të talebanëve për përbërjen e qeverisë së re.

Në debat u përfshinë bashkëthemeluesi i grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar dhe një anëtari i kabinetit, Khalil ur -Rahman Haqqani.

Baradar dhe Khalil ur -Rahman Haqqani, ministër për refugjatët dhe një figurë e shquar brenda rrjetit militant Haqqani, gjatë një mbledhje në pallatin presidencial, debatuan pasi zv.kryeministri Baradar,  ishte i pakënaqur me strukturën e qeverisë së përkohshme.

Megjithatë këto pretendime janë mohuar zyrtarisht nga talebanët.