Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të play off-it në NBA
Detroit Pistons u bë ekipi i tetë që siguroi biletën në “play-off” të NBA duke mundur në New York 115-89 Knicks. Një fitore tepër e rëndësishme për Detroit që u rendit në vend të tetë në Konferencën e Lindjes, duke i marr vendin Miami Hit, që zhgënjeu në Brooklyn. Nets fitoi 113-94 dhe siguroi kalimin në çerekfinale.
Pas 82 ndeshjeve, sezoni i rregullt në NBA u mbyll dhe janë përcaktuar çiftet që do të përballen në çerekfinale të “play off-it” në të dyja Konferencat. 8 ekipet e para do të vijojnë garën për titull, për të mbërritur më pas në finale e madhe mes ekipeve fituese të secilës Konferencë. Tani fillon faza më emocionuese në basketbollin amerokan, pasi rivalitet është më i madh.
Në Konferencën e Lindjes, Milwaukee, që e mbylli kampionatin në vend të parë do të përballet me Detroit e vendit të 8. Toronto e dyta luan kundër Orlando, Philadelphia ndaj Brooklyn dhe Boston do të përballet me Indiana.
Në konferencën e Perëndimit çiftet çerekfinale të “Play-off” janë këto
Golden State – Clippers
Denver – San Antonio
Portland – Oklahoma dhe
Houston – Utah Jazz
Takimet çerekfinale nisin në fundjavë më 13 prill dhe si zakonisht luhet me 7 takime. Në gjysmëfinale shkon skuadra që fiton 4 nga 7 ndeshjet në dispozicion.