75 Mall Live Search
14:29 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / L A

Përcaktohen kombëtaret që do të marrin pjesë në Evropianin U-17

Janë përcaktuar edhe kombëtaret që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të grupmoshave U17.

Italia, bëhet edhe kombëtarja e fundit që u kualifikua pas fitores së sotme ndaj Kroacisë, duke siguruar biletën e kualifikimit.

Kombëtaret që do të marrin pjesë janë Shqipëria (nikoqire), Gjermania, Franca, Portugalia, Belgjika, Çekia, Anglia dhe së fundi Italia.

Shorti i këtij Kampionati Evropian do të mbahet, më 31 mars, në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë.

Kampionati Evropian i U17-shave, do të zhvillohet në Shqipëri dhe do të nisë më 1 qershor./IndeksOnline/