Përçarja publike te Kazerma: Thaçi s’dëshiroi të vendoste kurora me Kurtin dhe Osmanin

Shpërfaqja e inateve politike të presidentit të Republikës, Hashim Thaçi me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, u theksuan edhe në ceremoninë e “Epopëse së UÇK-së” në Kazeremën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ndonëse herave të kaluara vendosja e kurorva të luleve, tek obelisku i dëshmorëve, u bë së bashku nga krerët e institucioneve, ndryshe ndodhi ditën e sotme.
Komandanti suprem i FSK-së, Hashim Thaçi zgjodhi që i vetëm të vendoste lule.


Ndërsa, pas tij, veç e veç vendosën kurora Kurti dhe kryeparlamentarja Osmani, shkruan Indeksonline

Kjo padyshim se është ‘vula’ e përçarjes në mes të liderëve shtetëror.





Vlen të theksohet se presidenti Thaçi, ndonëse kishte ftesë për seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, refuzoi të jetë i pranishëm. /Indeksonline/