12:05 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Përderisa disa protestojnë, të tjerët i shikojnë nga karriget e kafenesë (Foto)

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka organizuar protestë për Ditën Ndërkombëtare të Punës, për të treguar kështu edhe pakënaqësitë e shumta të punëtorëve e po ashtu edhe problemeve të tjera me të cilat po përballen çdo ditë qytetarët.

Në këtë protestë morën pjesë një numër jo i madh i qytetarëve të cilët mbanin në duar pankarta të ndryshme me mesazhe, të cilat iu drejtoheshin përfaqësuesve institucional.

Përderisa disa qytetarë të pakënaqur përcillnin mesazhin për “ndaljen e ushqimeve me afat të skaduar”, për “shëndet dhe siguri në punë” e shumë mesazhe të tjera, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur që këtë ditë ta shënojnë duke pirë kafe.

Krahas protestuesve, vërehen edhe kafenetë e sheshit të Prishtinës të mbushura plot me njerëz.

Ndryshe, duhet cekur se kjo ditë në Kosovë më shumë shënohet me festë sesa një ditë kur punëtorët duhet shprehur pakënaqësitë e tyre./Indeksonline/