“Perdet sot ranë!”, reagon Abdixhiku: Numrat u panë, me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dështimit të VV’së për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare për Kuvend të Kosovës.
Abdixhiku thotë se numrat e VV’së u panë, me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash
Postimi i plotë:
Deputetëve të betuar të LDK-së, dalshi faqebardhë. Urime dhe të gjithë deputetëve të betuar të Kuvendit të Republikës.
Perdet sot ranë!
Numrat u panë. Me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash.
Pas pranimit të dorëheqjeve verbale nga Komisioni Verifikues, pas krijimit të rrethanave të reja përmbajtësore, raporti me gjithë procesverbal, njohu dorëheqjet, rekomandoj verifikimin.
LDK do të vazhdojë të kujdestarojë dhe mbrojë Kushtetutën para betimit e pas betimit; si sjellje, si besim!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë!