Përdhunimi i 11 vjeçares, protestohet edhe në Tiranë

Në sheshit Nënë Tereza, në Tiranë sot është protestuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 persona.
Në këtë protestë morën pjesë qindra njerëz.
Kujtojmë që Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren në Prishtinë të Kosovës.
Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.


