75 Mall Live Search
17:50 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Përdhunohet dhe vritet një 13-vjeçare në Indi, trupi gjendet në një fushë kallam-sheqeri

Një vajzë trembëdhjetë vjeç u dhunua dhe u vra në Indi, dhe për shkak të kësaj, dy nga fqinjët e saj u arrestuan.

Trupi i vajzës u gjet në një fushë kallam-sheqeri në shtetin verior Indian të Uttar Pradesh, njoftoi sot policia.

Kjo e fundit mohoi pretendimin e babait të vajzës, se sytë e saj ishin nxjerrë dhe gjuha e saj ishte prerë.

Përdhunimi ka qenë në qendër të vëmendjes në Indi pasi një grup burrash dhunuan dhe vranë një grua të re në një autobus në kryeqytetin Nju Delhi në vitin 2012.

Sulmi çoi në protesta masive dhe ndryshime në ligjet e vendit për përdhunim.

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi, çdo viktimë e katërt e dhunimit në Indi është një fëmijë. Në një numër të madh të rasteve, viktimat e përdhunimit i njohin autorët.