“Përdhunohet” Kili, Peru ia bën “kili-mili
Peru e ka bërë befasinë më të madhe në Kupën e Amerikës së Jugut.
Përfaqësuesja latine ka arritur në finale të këtij evenimenti duke mposhtur bindshëm Kilin me rezultat 0-3.
Flores e Youtun shënuan dy gola në pjesën e parë për t’i bërë me dije Kilit se nuk ka me ta “kili-mili”.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, plaku peruan, Guerrero ka shënuar për 0-3 në minutën e parë shtesë të ndeshjes.
Kili në sekondat e fundit të ndeshjes huqi një penallti me anë të Vargas./Indeksonline/