75 Mall Live Search
22:05 / E Diele, 10 Gusht 2025 / Burim

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Qendra kombëtare për menaxhim të kufirit ka përditësuar të dhënat e fundit.

Pika me e ngarkuar është ajo te Dheu i Bardhë. Pritjet për të hyrë në këtë pikë zgjasin nga 5 deri 10 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova, pritjet shkojnë deri 30 minuta.

Kolona në këtë pikë për të hyrë është rreth 20 metra,, ndërsa për të dalë rreth 300 metra, raporton IndeksOnline.

Pritje deri 10 minuta ka edhe në pikën kufitare të Hani i Elezit.

Kurse në pikat tjera, nuk ka fare pritje. /IndeksOnline/