Përditësimi i fundit, pritjet te Dheu i Bardhë zgjasin deri 30 minuta
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të gjendjes në pikat kufitare të Kosovës.
Bazuar në të dhënat e fundit, pritjet ka vetëm në piken kufitare te Dheu i Bardhë, raporton IndeksOnline.
Në këtë pikë për të dalë nga Kosova duhet të prisni deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri 200 metra.
Situata krejt e qetë po vazhdon të jetë nëpër pikat e tjera kufitare, ku hyrje – daljet po zhvillohen normalisht dhe nuk ka kolona.
Përditësimi i fundit nga QKMK-ja është bërë në orën 16:53 minuta. /IndeksOnline/


