75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 20 Korrik 2025 / Burim

Përditësimi i të dhënave, kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare

Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë, mirëpo deri më tani nuk janë krijuar kolona të shumta në hyrjet dhe daljet e pikave kufitare.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata paraqitet e qetë në të gjitha pikat, raporton IndeksOnline.

Pritjet me të gjata janë në nga 10 deri 15 minuta.

Me rritjen e ardhjeve të mërgimtarëve, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen paraprakisht për gjendjen në kufi, për të shmangur pritjet e gjata gjatë ditëve në vijim. /IndeksOnline/