75 Mall Live Search
08:19 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / AR

Përditësohen të dhënat, gjysmë ore pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Raportohen pritje deri gjysmë ore te Dheu i Bardhë, kurse deri 20 minuta në Merdar.

Përditësimi i fundit ishte në orën 07:18 të mëngjesit.