75 Mall Live Search
20:12 / E Martë, 22 Korrik 2025 / Gj. Sh

Përditësohen të dhënat, ja sa gjatë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave lidhur me gjendjen në pikat kufitare.

Sipas QKMK-së, vetëm te Dheu i Bardh është krijuar kolonë deri 80 metra për të hyrë në Kosovë.

Në këtë pikë kufitare mërgimtarëve po u bie të presin 20-25 minuta ndërsa për të dal nga Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 15 minuta.

Pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim.