75 Mall Live Search
08:15 / E Martë, 12 Gusht 2025 / AR

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, kaq janë pritjet për të hyrë në Kosovë

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata raportohen në pikat kufitare në Han të Elezit dhe Merdar ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat e tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Përditësimi i të dhënavë të fundit është në orën 7:29 të mëngjesit.