Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, mbi 1 orë pritje për të dalë nga Kosova

Nga një orë deri në një orë e gjysmë janë pritjet e mërgimtarëve për ta lëshuar Kosovën në pikën kufitare në Jarinje.
Pritje deri në gjysmë ore ka edhe te pika tjetër kufitare, ajo në Merdarë, ku kolona është deri në 200 metra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 25 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe te Dheu i Bardhë, kurse gjysmë ore janë në Muçibabë.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë janë deri në 5 minuta, kurse për të hyrë ka pritje deri në 20 minuta te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje.
