22:36 / E Diele, 19 Mars 2023 / AR

Përdor qumështin e gjirit për sapun, historia e 31-vjeçare po bën xhiron e rrjetit!

Një 31-vjeçare me banim në shtetin e Ohajos, është bërë e famshme pasi deri më tani ka fituar rreth 100 mijë dollarë duke shitur sapunë të prodhuar nga qumështi i saj i gjirit.

Gruaja, e cila e rriti biznesin me kalimin e kohës, krijoi një fabrikë ku prodhonte sapun duke përdorur qumështin e saj dhe atë që blinte nga gratë e tjera.

Bëhet fjalë për Taylor Robinson, e cila tha se ideja i erdhi pasi kur kishte shtatzënë, një mikeshë i tha asaj, që mund ta vlerësonte qumështin e saj të tepërt.

Edhe pse kjo kërkesë dukej e çuditshme në fillim, Taylor shiti sapunin që bënte nga qumështi i saj me këshillën e shoqes së saj dhe shumë shpejt e zgjeroi biznesin.

Tanimë të gjithë flasin për 31-vjeçaren, e cila deklaron se sapunët e saj janë të mirë për skuqjen, aknet, lëkurën e thatë dhe sëmundjet e tjera të lëkurës.