09:45 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përdori armën e tij pa leje, arrestohet në Kaçanik

Është arrestuar një person në fshatin ‘Nikaj’ të komunës së Kaçanikut, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën, ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima me këtë rast ka pësuar një gërvishtje në kokë dhe ka kërkuar tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

Temat: