75 Mall Live Search
13:31 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përdori sende të forta për ta rrahur ish gruan dhe djalin, arrestohet shqiptari

Policia e Elbasanit ka arrestur 50-vjeçarin me inicialet N.J, pasi ka ushtruar  dhunë fizike duke  goditur me sende të forta ish bashkëshorten dhe djalin.

Gjatë konfliktit me bashkëshorten dhe djalin, sulmuesi  është dëmtuar edhe vetë, por edhe vëllai i gruas, që ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

Të katërt  kanë marrë lëndime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.

Kurse rasti u cilësua si “Dhunë në familje”.