Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, policia e Ferizajt shqipton 326 gjoba brenda një muaji
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në trafik.
Vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur, duke përdorur telefonin gjatë qarkullimit.
Sipas policisë, këto shkelje përbëjnë rrezik serioz jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Autoritetet policore apelojnë që shoferët të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo formë shpërqendrimi, pasi edhe një moment pakujdesie mund të ketë pasoja fatale./Indeksonline/

