75 Mall Live Search
08:17 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përdorimi i telefonit në tualet, krijon hemorroidet

Të gjithë e marrim telefonin me vete. Na është bërë zakon dhe edhe pse e dime qe nuk duhet, vijojme ta bëjmë një veprim të tillë. Megjithatë, ky zakon të jeni të sigurt se ju krijon probleme tepër serioze.

Një prej këtyre problemeve, siç thonë mjekët, është edhe krijimi i hemorroideve. Problemi mund të shkaktohet kur rrini për shumë kohë ulur në tualet.

Ky është një lajm mjaft shqetësues sepse vetëm në Britani të Madhe, pas hulumtimit që e kanë bërë 60% e pjesëmarrësve e kanë pranuar se përdorin telefonin kur janë në tualet.

Simptomat e Hemorroideve

Gjak i kuq i ndritshëm pasi që keni kryer nevojat

Anus të irrituar dhe keni kruerje

Dhembje rreth anusit

Gunga rreth anusit

Pasi të keni përfunduar në tualet, ju e keni ndjenjën që ende keni nevojë.