20:26 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Përdorimi i tepruar i Photoshop-it nga Enca, bien në sy të mediumit prestigjioz!

Mediumi i madh “Daily Mail” në një artikull ka përmendur personazhet që kanë miliona ndjekës, të cilët kritikohen për ndërhyrjet që po i bënë fotografive.

Ndër to është edhe Enca Haxhia, ku thuhet se përdor shumë Photoshop.

“Një koment nën këtë post bëri pikëpamjen që zonjusha ishte e mrekullueshme në foton e parë. Shumë nuk e kuptuan pse ajo do të dëshironte të ndryshonte”, shkruan DailyMail referuar fotografisë së Encës.

Fotografia në fjalë, është bërë në premirën e filmit “I Love Tropoja” në Prishtinë, ku ajo pati një rol./Indeksonline/