09:27 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Përdorni uthullën e mollës për të zhdukur celulitin

Celuliti është një situatë që prek shumë femra. Ai është ind yndyror i mbledhur nën lëkurë dhe që shkakton “lëkurën portokall”.

Nëse doni që të eleminoni celulitin duhet të mbani një dietë të shëndetshme, të konsumoni shumë ujë dhe të bëni aktivitet fizik.

Përveç këtyre uthulla e mollës musht është një metodë natyrale mjaft efektive në zhdukjen e celulitit. Ajo është e pasur me magnez, kalcium, kalium dhe minerale të tjera që nxisin qarkullimin e gjakut dhe eleminojnë lëngjet e tepërta nga trupi.

Merrni një filxhan uthull molle dhe përziejni me 1 gotë ujë. Vendoseni me anë të një nape në kofshë apo në zonat e tjera me celulit dhe mbështilleni me qese plastike. Lëreni të veprojë për 30 minuta. Përsëriteni këtë procedurë një herë në 2 ditë.