14:10 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / B O

Përdorni vetëm 8 lavatriçe në muaj, si të mos harxhojmë më shumë se 800 kWh energji

Sipas tabelës së prezantuar nga qeveria shqiptare për respektimin e fashës 800 kwh në muaj, një familje duhet të lajë 8 lavatriçe në muaj.

8 herë duhet të ndizet dhe pjatalarësja apo bolieri, pra mesatarisht 2 herë në javë.

Në tabelë prezantohen gjithashtu edhe përdorimi i pajisjeve të tjera elektroshtëpiake.

Zv. kryeministrja Belinda Balluku tha në një konferencë për masat e krizës energjetike se të gjithë ata që shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.

Çmimi do të aplikohet 35 lekë për kwh, për çdo kiliovat mbi fashën e caktuar 800 dhe 7 lekë tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes.