75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Përdoruesve të video lojërave ju kërkohet të luajnë më pak mirëpo arsyet nuk janë shëndetësore

Tani në kohë izolimi për shkak të koronavirusit njerëzit kohën e tyre po e kalojnë edhe duke luajtur video lojra.

Mirëpo sipas ekspertit Rik Henderson duhet gjetur një kohë e caktuar për të luajtur, transmeton IndeksOnline.

Arsye për këtë sipas tij është ngadalsimi i rrjetit të internetit, gjë e cila do të shfaqte probleme për njerëzit që janë duke punuar nga shtëpia.

Lojërat elektronike kohëve të fundit janë duke shënuar rekorde për shkak të përdoruesve ku vetëm fundjavën e kaluar janë shënuar 20 milionë përdorues të lojërve elektronike./IndeksOnline/.