Perëndimi ka një mundësi të rrallë për ta vënë Putinin në vendin e tij

Javën e ardhshme mund të shohim një nga momentet më përcaktuese në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
Të mërkurën, përfaqësuesit e NATO-s, 30 vendeve anëtare të saj dhe Federatës Ruse do të takohen në Bruksel, kryesisht për të diskutuar mbi ngritjen e fundit ushtarake të trupave ruse në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan CNN.
Diplomatët amerikanë dhe rusë do të takohen në Gjenevë të hënën për të diskutuar gjithashtu krizën.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se ka “dy rrugë” dhe se opsioni i “diplomacisë dhe de-përshkallëzimit” ishte një nga dy që SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar kishin përgatitur për Moskën, përpara takimeve.
Blinken u takua me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në Stokholm të Suedisë në dhjetor, mes shqetësimeve në rritje midis fuqive perëndimore se Rusia po kërkonte të pushtonte Ukrainën.
Përshkallëzimi i fundit i tensionit ka ngjallur frikën e një përsëritjeje të vitit 2014 , kur Rusia aneksoi me forcë gadishullin e Detit të Zi të Krimesë dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore.
Ky akt, fakti që Rusia ishte në gjendje ta bënte dhe t’i shpëtonte, shkaktoi vite të tëra bisedash serioze në qarqet e politikave rreth rolit të Perëndimit dhe nëse ishte apo jo e aftë t’i dilte përballë Rusisë.
Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë nuk u rimëkëmbën kurrë pas asaj pike. Në vend të kësaj, pothuajse duke arritur nivelet më të ulëta të Luftës së Ftohtë.
Blinken shtoi gjithashtu se mund të arrihet përparim gjatë bisedimeve diplomatike të javës së ardhshme midis zyrtarëve amerikanë, evropianë dhe rusë, por se duhej të ishte një “rrugë e dyanshme” me Rusinë që do të zvogëlonte agresionin e saj ndaj Ukrainës.