13:19 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Peres largohet nga Roma, transferohet te skuadra italiane

Dy vite të dështuara, vetëm vrapim në skaje, disa asistime por edhe një ndërhyrje mrekullie që shpëtoi Di Francescon nga eliminimi i Ligës së Kampionëve. Ky ishte Bruno Peres në Romë.

Tani, braziliani do të rikthehet përsëri në ish skuadrën e tij Torino nga ku ishte transferuar për në Romë.

Operacioni është arritur mbrëmë në Milani nga të dyja kompanitë, në një ditë mjaft të ngjeshur për drejtorin sportiv të Romës, Monchi.

Formula e transferimit: Huazim prej 1 milionë euro me të drejtë blerje për 8 milionë euro nga Torino, ndërsa Roma ka në favor edhe opsionin e riblerjes. /IndeksOnline/