75 Mall Live Search
15:21 / E Diele, 24 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Perez e ”fajëson” Shqipërinë që nuk i dha asnjë pikë Viniciusit për Topin e Artë, por e vërteta është ndryshe

Florentino Perez ka folur edhe njëher për ndarjen e çmimin të Topit të Artë.

Ishte futbollisti i Manchester Cityt, Rodri i cili u shpall lojtari më i mirë për vitin 2024, duke fituar garën me Vinicius Jr, shkruan IndeksOnline.

Presidenti i Real Madridit, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Klubit këtë të diel e kritikoi edhe Shqipërinë për mos votimin e Vinicusit.

“Nëse gazetarët nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda nuk do të votonin, Viniciusi do ta fitonte Topin e Artë. Këto shtete nuk dhanë asnjë votë për Viniciusin. As edhe një! Finlandezi, të paktën, dha dorëheqje. Dhe ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e jurisë. E vlerësoj këtë”, ka thënë Perez.

Ishte gazetari Beznik Dizdari, i cili ka votuar për Shqipërinë, dhe këto janë votat e tij.

1. Rodri – 15 pikë

2. Lamine Yamal – 12 pikë

3. Dani Carvajal – 10 pikë

4. Jude Bellingham – 8 pikë

5. Antonio Rudiger – 7 pikë

6. Erling Haaland – 5 pikë

7. Lautaro Martinez – 4 pikë

8. Vinicius JR – 3 pikë

9. Kylian Mbappe – 2 pikë

10. Granit Xhaka – 1 pikë./IndeksOnline/