Perez e fton Vinicius në zyre, çfarë u bisedua

Florentino Perez e ka ftuar sot në zyren e tij yllin e skuadrës madrilene, Vinicius Junior. Takimi është mbajtur në qendrën stërvitëse Ciudad Deportiva de Valdebebas.
Ndër të tjera, presidenti i ka shprehur lojtarit mbështetjen e tij dhe të Real Madridit pas incidentit racist në ndeshjen e djeshme ndaj Valencias në “Mestalla”.
“Presidenti i Real Madrid është takuar me Vinícius Junior për t’i treguar atij mbështetjen dhe dashurinë e tij, për ta informuar atë për të gjitha hapat që po ndërmerren në mbrojtje të tij dhe për të konfirmuar se klubi do të shkojë deri në fund përballë një situate të tillë. Një situatë e neveritshme urrejtjeje”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.