Perez: Marcelo dhe Carlos janë dy mbrojtësit më të mirë në histori

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur për futbollistin e skuadrës së tij, Marcelo.
Pas spekulimeve për një largim të mundshëm të mbrojtësit brazilian nga ‘Santiago Bernabeu’, Perez ka mohuar këto zëra duke thënë se Marcelo do të vazhdoj qëndrimin në Madrid.
🗣️ "Marcelo, junto con Roberto Carlos, creo que son los dos mejores en su posición que ha habido en la historia"
— Diario AS (@diarioas) June 25, 2021
🤔 ¿Lo son? pic.twitter.com/TE7gIe1SG1
Madje Perez e krahason Marcelon me mbrojtësin legjendar, Roberto Carlos.
“Të them të drejtën, Carlos dhe Marcelo janë dy lojtarët më të mirë në histori në pozitat e tyre”, u shpreh presidenti i klubit madrilen
Skuadra e Real Madrid është në telashe pas largimit të Sergio Ramosit, duke shtuar këtu edhe dëshirën për largim të Raphael Varanes./IndeksOnline/