10:47 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / C E

Perez paralajmëron gjoba për skuadrat që janë tërhequr: Kontratat janë të detyrueshme

Skuadrat angleze janë tërhequr nga ideja e krijimit të Superligës së Evropës derisa klubet italiane janë duke e shqyrtuar mundësinë.

Por, presidenti i Superligës Evropiane, Florentino Perez paralajmëroi se kontratat që 12 klubet nënshkruan të dielën në mbrëmje janë “të detyrueshme” dhe sugjeroi që gjobat mund të lëshohen për çdo skuadër që tërhiqen.

Kontrata e Superligës Evropiane është e detyrueshme. Askush nuk mund të largohet, ne do të punojmë bashkërisht”, ka thënë fillimisht Perez për El Chringuito.

Të gjitha klubet nënshkruan kontratat të shtunën e kaluar. Nuk ka asnjë problem”, përfundoi presidenti i Superligës Evropiane.

Perez dhe Agnelli i Juventusit ishin ideatorët e këtij projekti që pritej të sillte përfitime yë mëdha financiare për skuadrat. /IndeksOnline/